Shkruan Yuri Kim
“Kur një shqiptar apo shqiptare të jep fjalën, mund të mbështetesh tek ajo fjalë pa asnjë dyshim.
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.” Sipas kodeve të vjetra të nderit të shqiptarëve (“Besa”), shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut nën çatinë e tij apo të saj.
Bota e di mirë se si shqiptarët u kanë dhënë strehim të përkohshëm mijëra afganëve që vrapuan të shpëtojnë nga talibanët. Në fakt, Shqipëria ishte vendi i parë që doli vullnetar për ndihmë.
Gjithnjë e më shumë njerëz po mësojnë se si shqiptarët e zakonshëm i mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa në fillim (dhjetëfish!).
Por unë dua që më shumë njerëz, amerikanë në veçanti, të dëgjojnë se si disa banorë të një fshati shqiptar ndihmuan 30 infermiere dhe mjekë amerikanë në vitin 1943 kur avioni i tyre ra në Shqipërinë e kontrolluar nga nazistët.
Ç’episod dramatik! Pavarësisht rrezikut për jetët e tyre, fshatarë të Belshit, zona ku avioni u rrëzua, i fshehën amerikanët, duke i çuar nga shtëpia në shtëpi, në mënyrë që ata të mund të arratiseshin. Ishte një nder të vizitoja shtëpinë e familjes Zena dje në Merhoje, Belsh dhe të degjoja prej Mehmetit se si babai, Dane dhe gjyshi, Maksut i strehuan amerikanët për një muaj. Madje, familja e tyre theri një viç për të ushqyer mysafirët. Falë njerëzve si familja Zena, amerikanët mundën të dilnin të gjallë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar për kodin e nderit dhe mikpritjes. Ne ju jemi mirënjohës përgjithmonë.” – Ambasadorja e SHBA Yuri Kim
Shkrimi është marrë nga faqja FB e U.S. Embassy-Tirana.
Promoted Content