Komandë amerikane për shkatërrimin e klaneve mafioze

0
Shkruan Sokol Pepushaj

SPAK-u i ri, i ka hapur edhe dosjet e mbyllura, ato të lidhurat me shirit të kuq, të “varrosura” nën plumbat kinezë së Sali Berishës, topat rus të Ilir Metës, sirenat e Fatos Nanos apo tingujt e tepsisë së Edi Ramës.

Kjo katërshe duhet të ndihet e rrezikuar, pasi kemi hyrë në ujërat e “Peshqve” të mëdhenj me listë në duar.

Të pyesësh secilin shqiptar apo diplomat se kush i zbuloi 4 Klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale, në kor merr përgjigjen, ambasadori Donald Lu. Vazhdo më tej:

Cilët janë ata?

Prapë të gjithë, si në refren kënge, ti numërojnë nga njëshi tek katërshi. Ja pra, ç’pritej të ndodhë:

Të bëhet drejtësi, të hapen dosjet e mbyllura nga vetë kriminelët. Po çdo rrugë, ka edhe nën rrugë. Pra SPAK-u, në rrugën ku është orientuar nga ambasadorja Yuri Kim, duhet të arrestojë 4 klanet, ose të zbresë poshtë rrugës, të marrë porosi nga Babloku e të deklarojë se gjallë a vdekur nuk e lëshojnë gjënë e vjedhur me mund e sakrifica, edhe duke vrarë njerëz.

Rasti i dytë, i zbehtë përballë shëndetit të vetëdijes njerëzore, as si mahi nuk ngjitë. Askush nuk ka zë e figurë të thotë se ambasadori Donald Lu ja ka futur kot, se shqiptarët janë budallenj që shohin vetëm një ëndërr, shpartallimin e 4 Klaneve.

Klanet janë nëpër fletë dosjesh. Aty struken të tëra padrejtësitë, mëkatet e krimet, e bri tyre emrat e politikanëve e pushtetarëve, prandaj pritet komanda amerikane për shpartallimin e 4 klaneve mafioze./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu