Korrupsioni në PE, prokurorët federalë ngrenë akuza ndaj 4 të arrestuarve

0

Katër persona janë akuzuar në lidhje me hetimin anti-korrupsion në radhët e Parlamentit Evropian, që ka bërë që i gjithë Brukseli të dridhet.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre persona të tjerë u akuzuan dhe u dërguan në burg të dielën, në kuadër të hetimeve. Gjithashtu, një person tjetër u arrestua në 48 orët e fundit.

Kaili, një euro-deputete socialiste greke dhe një nga 14 nënkryetaret e organit legjislativ të BE-së, u pezullua nga partia e saj dhe u sanksionua.

Përkohësisht ajo është tërhequr nga detyrat e saj, përfshirë atë të përfaqësueses së kreut të parlamentit të një vendi në Lindjen e Mesme.

Zyra e prokurorit federal të Belgjikës nuk e citoi emrin e vendit, por një burim i afërt me hetimin konfirmoi se bëhet fjalë për Katarin, prej nga thuajse vinin paratë e korrupsionit.

Hetuesit nuk dhanë emra të tjerë kur njoftuan ngritjen e akuzës ndaj personave të arrestuar. Duke reaguar, Amnesty International deklaroi se nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu