Kosova nis lobimin në SHBA, kjo është shifra që do të paguhet kompania e angazhuar

0

Në mesin e tensioneve në Veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe SHBA-ja, qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington D.C.

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga qeveria e Kosovës me Shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratës së nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu