Kosova të përfitojë nga BE për krizën energjetike

0
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në masat e ndërmarra, dhe ato që do të ndërmerren nga ana e BE-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ato për përballje me krizën energjetike, transmeton KosovaPost.

Këtë kërkesë Rizavanolli e ka bërë gjatë takimit informal të ministrave të Energjisë së Evropës të organizuar nga Presidenca e Republikës Çeke.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar masa për përballje me krizën energjetike evropiane, përfshirë këtu: reduktimi i kërkesës për energji elektrike, kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike, si dhe sigurimi i një kontributi solidar nga bizneset e lëndëve djegëse fosile, thuhet në njoftim e ME.

Ministrja, sipas të njëjtit njoftim, ka kërkuar gjithashtu hartimin e mekanizmave që garantojnë shpërndarje të të ardhurave nga kufiri i të hyrave për prodhuesit e energjisë elektrike edhe tek shtetet të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por që varen nga importi i energjisë elektrike, siç është Kosova.

Ministrja Rizvanolli po ashtu ka kërkuar “ hartimin e një pakoje financiare nga ana e BE-së për zgjerim e rritje të ndikimit të masave që Republika e Kosovës është duke ndërmarrë për t’u përballur me krizën energjetike, përmes rritjes së efiçiencës, uljes së konsumit, si dhe mbrojtjes së konsumatorëve të cenueshëm”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu