Qeveria këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht se BE është kundër

Date:

Share post:

Qeveria shqiptare këmbëngul të vijojë strategjinë e incenerimit të mbetjeve urbane, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian se kjo metodë është në kundërshtim me legjislacionin dhe strategjitë europiane për menaxhimin e mbetjeve.

“Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Por zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, tha të enjten se qeveria do të vijonte strategjinë e incenerimit, edhe pse dy inceneratorë janë sekuestruar nga drejtësia dhe i treti nuk është ndërtuar ende, pavarësisht pagesave prej dhjetra milionë euro për incenerimin.

“Shqipëria nuk e ka shpikur inceneratorin, përdoren në çdo vend të Europës si pjesë e riciklimit, ndarjes së të gjitha mbetjeve,” tha Balluku, e pyetur nga BIRN nëse qeveria do vijonte të paguante për këto koncensione edhe pse bien në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Balluku devijoi në përgjigjen e saj duke folur për mbrojtjen e lumit Vjosa nga qeveria, por edhe për këtë rast, Bashkimi Europian vë në dukje se mbrojtja nuk ka përfshirë degët e këtij lumi dhe ripërsërit shqetësimin për aeroportin e Vlorës.

“Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Në raport pranohet se totali i sipërfaqës së mbrojtur është rritur, por “kjo rritje ka ndodhur në brendësi të vendit, ndërkohë që zona bregdetare nën mbrojtje është tkurrur”.

Brukseli shpreh shqetësimin se Investimet Strategjike në bregdet po i rrezikojnë zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin, ndërkohë qeveria shqiptare nëpërmjet Komitetit të Investimeve Strategjike, vetëm gjatë vitit 2021-2022 dha disa leje për resorte turistike brenda ose ngjitur me zonat e mbrojtura.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Ministrja Balluku tha se progres-raporti paraqiste “sfida, mangësi, problematika”, por kërkoi nga mediat që të lexohen pa keqinterpretime dhe i quajte shqetësimet e BE-së për rreziqet që mbartin nismat për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta si “vlerësime hipotetike”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

“Vallja” e flamingove shqiptare më e bukur se koncerti i Kanye West-t fashist, paguar me paratë e taksave tona

Shkruan Taulant Koplikaj Televizioni ABC, nje nga megafonet me te zellshem prane qeverise, gjeti sot momentin te krahasoje protesten...

Pyetja është t’i përgjigjemi strategjisë së heshtjes me dinjitetin e së vërtetës

Shkruan Ermira Kondo, Gazetare Investigative e Pavarur Themeluese e BES’SA, ish-Aleanca e Çamërisë. Bijë e të mbijetuarve të mitur të...

Politikanët dhe intersat kombetare!

Shkruan Paulin Marku U bënë shumë vite dhe mjaft raste që nga ne si popull ,nuk dihet se cilat...

Timo Flloko e sheh gjuhën si një univers ‘shenjash’ ku emocioni, mendimi dhe kultura bashkëjetojnë.

Shkruan Qamil Gjyrezi Një ditë i shkruajta Profesor Timo Fllokos një SMS, që po e botoj: ‘Profesor Kush ju...