Kosovë. në 6 muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 3.4 milionë euro për paga dhe mëditje

0

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, shpalosi para deputetëve raportin në detaje për gjashtë mujorin e këtij viti, duke sqaruar se mbi 3.4 milionë euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, shpalosi para deputetëve raportin në detaje për gjashtë mujorin e këtij viti, duke sqaruar se mbi 3.4 milionë euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje.

“Kategoria e Pagave në buxhetin gjashtëmujor është 3.401.375,91 euro dhe si të tilla janë të ndara në katër Programe: për anëtarët e Kuvendit janë shpenzuar 1.807.264,22 euro, nga Administrata e Kuvendit 1.072.677,71 euro, e nga stafi mbështetës politik 504.947,45 euro”, tha Krasniqi.

“Shpenzimet komunale janë alokuar me 200 mijë euro dhe këto fonde janë shpenzuar vetëm 105.255,55 euro ose 52,63% e buxhetit të ndarë”, tha ai.Ai u ankua edhe në mungesë të ofertuesve, për shkak se ligji i kërkon kontrata të lidhet për tri vite. “Shumë ofertues kanë filluar një lloj hezitimi sepse operatorët që po lajmërohen, nuk po pranojnë që ko trata të nënshkruhet për tri vite, por kërkojnë një vit. Më e thjeshta është për furnizim me gota të plastikës, kemi arrit që në afatin e tretë të nënshkruajmë kontratë sepse nuk po aplikon askush për kontratë tri vjeçare”, tha Krasniqi.

Deputeti i AAK, Pal Lekaj, pati kritika në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ai tha se si është e mundur që buxheti për vitin paraprak nuk është shpenzuar në tërësi.“Nëse shkojmë te investimet kapitale e keni kërkuar buxhet për vitin e kaluar 500 mijë euro, ndërsa shpenzushmëria është 52 për qind. Pra nëse e shohim planifikimin për vitin pasues keni kërkuar buxhet 640 mijë euro”, tha Lekaj.“Nëse në vitin paraprak nuk e keni shpenzuar buxhetin në tërësi dhe në vitin e ardhshëm keni kërkuar buxhet më shumë, në çfarë jeni bazuar, a do ti rritni investimet apo në çfarë jeni bazuar”, pyeti tutje Lekaj.

Deputeti i PDK Ferat Shala, kërkoi një listë me emra të të punësuarve si këshilltarë dhe persona tjerë të angazhuar në këtë institucion.“Po kërkojmë që neve si komision të na ofrohet lista e këshilltarëve dhe personave tjerë ndihmës që ka kuvendi në përgjithësi. Listën e të gjitha këshilltarëve, duke përfshirë edhe ata të partive politike dhe për të sqaruar efikasitetin dhe për të parë sistemimin e tyre. Pra po kërkoj që të dimë se nga cilat linja buxhetore paguhen”, tha Shala.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, pyeti nëse janë zvogëluar shpenzimet e deputetëve pas marrjes së vendimit për moskompenzim të karburantit.Po Muja pati edhe një pyetje habitëse për sekretarin e Kuvendit. Nga ai, kërkoi të di se kush po shpif për të dhe kush po i plason lajmet e rrejshme në medie.Istret Azemi nga Kuvendi i Kosovës, pohoi se kanë rënë dukshëm shpenzimet për karburante, raporton EO.

“Po nëse nuk gaboj, pas marrjes së vendimit nga ana e kryetarit (Glauk Konjufca) prej prillit kur ka marrë vendim ka pasur ndikim goxha të madh në uljen e shpenzimeve për udhëtime të deputetëve. Kursimet që janë bërë nga këto janë goxha të mëdha”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu