Shkruan Qamil Gjyrezi
Në këtë ditë të Krishtlindjeve nuk ia vlen të merre me politikanë të dështuar pa doktrinë as i djathtë as i majtë dhe me ideologji post-moderne pseudo-patriotike. Nuk kam asgjë personale me Kreshnikun, por sot prezantohet si avokat dhe jep opnione, merr vendime për drejtësinë e pavarur në TV! Nëse je një person që vjen nga fusha e drejtësisë, nuk janë deklarata profesionale, të vendosësh për vendimin për vulën në Apel, kur sot në Shqipëri drejtësia është e pavarur. Deklarata të tilla përbëjnë diversion politik, janë pjesë e para-politikës, jo politikës së ndryshimit dhe të së ardhmes! Reforma në drejtësi i ka prishur planet shumë politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë.
Ndryshimet kushtetuese në 2014, Vetingu, Spaku nuk kanë të bëjnë me KLD-në e Kreshnikut, që ka kam lexuar në media ka marrë rryshfete për emërimin e gjygjtarëve!? Kreshniku u propozua nga Bamir Topi, që PD pati paguar deputetë të majtë për ta bërë President dhe pastaj për interesa personale dhe klienteliste u ndanë nga Berisha dhe u bashkuan me Edi Ramën. Në politikë sejcili ka të drejtë të vendosi për rrugën e tij dhe të bëjë koalicione dhe bashkëpunime. Kreshnik Spahiu filloi një lëvizje të quajtur Aleanca kuq e Zi që dështoi, mbasi elektorati gri të rinjtë nuk e mbështetën, pavarësisht daullave, tupanave të Dibrës, shallave kuq e zi duke imituar Albin Kurtin.
Më vonë Spahiu tentoi të ishte pjesë e opozitës dhe u bashkua me PD-në në Cadrën e lirisë ku u nxorr me forcë nga Cadra. Ky ishte një agresion që nuk duhet mbështetur, po Kreshniku i kishte të gjitha mundësitë ligjore, dhe kishte prova për ta dërguar agresorin në burg, për veprën penale. Kreshnik Spahiu kërkonte me cdo kusht të ishte pjesë e listës së PD-së në 2017, por konjukturat gjeo-politike dhe bashkëpunimi me politikanë në Turqi, nuk e bënë të mundur që ai të ishte pjesë e kësaj liste, falë edhe paqëndrushmërisë së tij ideologjike dhe programore!?
Sot Kreshnik Spahiu ngaqë deklaron se ka kundërshtarë Enkelejd Alibeaj, fjalën dhe inatin e ka edhe për Lulzim Bashën, deklaron se vulën gjykata e apelit do ia japi Berishës, Foltores!? Biles i jep të drejtë vlerëson sot deklaratat personale të Jozefina Topallit që dikur e ka patur gjoja kundërshtare politike!? Ky është një diversion i pastër personal, deklaratat e Spahiut, për PD-në legjitime pro amerikane në favor të Edi Ramës dhe Sali Berishës! I shkruajta këta reshta për një politikan të dështuar që i ka ikur koha, mbasi mbështes PD-në legjitime dhe jam anëtarë i kryesisë së PD-së Shkodër me kryetarë Z. Xhevdet Amuli! Neve demokratët pro-perëndimorë besojmë tek Apeli dhe drejtësia e pavarur dhe do të respektojmë cdo vendim të kësaj gjykate! Opinionistët e shitur, pa prova dhe fakte nuk i shqetësojnë demokratët pro-perëndimorë pro-amerikanë, pro-europianë dhe antikomunistë!