Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit.
“Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo”, tha Zannier.
Ambasadori Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR shprehet më poshte gjatë bisedës se, “zgjedhjet ishin jo të barabarta”.
“Në panoramën e përgjithshme ne besojmë se është sintetizuar në titullin e konferencës që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur por si pasojë e presioneve dhe problemeve rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike, ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerat”, shprehet diplomati!