Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojë këtë të hënë një kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nëntorin e vitit të shkuar kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Pasi i ka kaluar të tria shkallët e gjyqësorit, Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj tij, të cilën e cilëson jo proporcionale.
Kërkesa e Veliajt është e shoqëruar edhe me një material të zgjeruar të Komisionit të Venecias lidhur me masat arrest me burg të kryebashkiakëve.








