Kryeministri Benjamin Netanjah takon ushtarët: A jeni gati për fazën tjetër?

0

Ka skaduar ultimatumi 6 orësh, që ushtria izraelite kishte paralajmëruar për civilët palestinezë, për t’u evakuuar nga Gaza drejt jugut të qytetit.

Por pa u mbyllur ky korridor, nga Izraeli janë lëshuar raketa, që kanë rënë edhe mbi civilët, që po largoheshin drejt jugut.

Zyra e shtypit e grupit militant të Hamas i tha CNN se në këtë sulm ajrore u vranë 70 vetë ndërsa 200 të tjerë mbetën të plagosur.

Pasi mbaroi ultimatum për civilët, kryeministri Netanjahu u takua me ushtarët në frontin e luftës, ku sipas videos së shpërndarë për median, dëgjohet t’i thotë ushtarëve: “Jeni gati për fazën tjetër?”.

Në po të njëjtën linjë, zëdhënësi i ushtrisë, Richard Hecht, tha se bllokoda izraelite mbi Gaza do të vazhdojë nga ajri, deti dhe toka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu