Ndryshe nga kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe i Zubin Potokut, ai i Zveçanit thotë se s’ka pranuar asnjë kërkesë për shkarkimin e tij.
Ilir Peci tha për Front Online se nuk është kundër iniciativave të tilla të qytetarëve.
“Asnjë kërkesë nuk ka pasur deri më sot. Ai është vendim i qytetarëve për shkarkim, nuk kundërshtoj, por s’dua të them asgjë deri të vjen ai moment”, deklaroi Peci.