“Ku është Ahmetaj?”- Bardhi debat me Nikollën, krytarja e Kuvendit: S’ka informacion

0

Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë po mbahet seanca e posaçme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Në pasqyrimin e raportit të opozitës të përpiluar në Këshillin e Mandateve, Gazment Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit të jepte informacion ku ndodhet ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj.

Në përgjigjen e saj, Nikolla deklaroi se nuk ka informacion ku ndodhet deputeti dhe shtoi se prania e tij në Kuvend është një e drejtë dhe jo një detyrim.
Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Ju deklaruat që është njoftuar zoti Ahmetaj të jetë prezencë në seancë.

A ka informacion kryetari i Kuvendit mbi arsyen e mungesës së zotit Ahmetaj në këtë seancë dhe ku ndohet ai gjatë ditës së siotme. E them këtë për arsye procedure se dje u bëtë zëdhënës të të drejtave kushtetuese të Arben Ahmetaj dhe duke qenë se kishit primare jo paratë e vjedhura por procesin e rregullt ligjor ndaj tij, nëse ai ka arsye objective për mungesën e tij ne duhet të shtyjmë seancën.

Lindita Nikolla: Nuk kam asnjë informacion, është njoftuar me e-mail dhe në të gjitha rrugët zyrtare për të qenë i pranishëm. Kjo është një e drejtë e tij dhe nuk është detyrim të

Bardhi: Kryeministri të vijë në seancë dhe të na thotë ku është Arben Ahmetaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu