Shkruan Irena Kuka Dragoti
E ku mund të takohemi ne të dy…?!
Hapat i kemi më të vegjël se koha.
Ecim në rrugë më të mëdha se vetja.
Ndaj, shpesh pyes veten…
… se ku mund të takohemi unë e ti.
Ndoshta, në ndonjë stacion pritjeje,
me pritje të ndryshme, por me kohë të njëjta…!
Ndoshta në nisje a duke udhëtuar…!
Nuk di vërtet se ku…
… mund të takohen dy njerëz,
me barriera sysh e ëndrrash si era,
që qajnë ndryshe, për të njëjtat gjëra.