Kult “flijimesh tritonike”

0
Shkruan Agron Luka
Simbas të dhënave të disa autorëve antikë, ilirët e epirotët e kishin hyun Poseidon, vëllain e Zeusit e Hadit, si protektorin e tyre… Kur perenditë politeiste filluan të identifikoheshin edhe të unifikoheshin si ngjashmëri, me sa duket ish Bindi ilir do të bahej si ekuivalenti i Poseidonit e Neptunit.
Kjo ide, duket se e gjith hapësira detare nga Korkyra në Jon – e deri lart në veri Adria/Adriatik e kishin Hyn Poseidon të Detit dhe Kuajve si Protektor në legjendat mitologjike; vetë Korkyra e qyteti Feakia, po ashtu Epidamni – Dyrrahu; etj.
Në Skodrinon, te kthesa ku Drini e Kiri (Drinasa) kalojnë përmes pjesës së poshtme të qytetit, ndodhet një trakt fasadë e një ish tempulli të Poseidonit me gurë ciklopikë. Njëri nga ata gurë të mveshur me lmashk ka një basoreliev të skalitur, një triton/delfin me cfurkun e Poseidonit. (Fotografuar nën ujë me palombar nga M. Zeqo)
Mendohet se në liqen edhe në ujrat e Drin – Barbana-s aso kohe kishte edhe delfinë të ujrave të ambla, sot një specie e zhdukur. Arkeologu B. Lahi, në gërmimet e vitit 1986-1991), pati gjetur të tillë tritonë/delfinë në qeramika.
Ky kult “flijimesh tritonike”, siç e shkruante Herodoti, sa duket vërtetohet edhe nga kjo statuetë bronzi e Poseidonit…
Më hollësisht kam shkruar në librin tim Skodrinon.
Mbi të gjitha vret fakti se ish Zona Arkeologjike iu dhurua zanësve nga Bashkia Demokrate; vetë vendi ku ndodhet ky basoreliev u mbulua ne gurë të hedhur me makina riportabla…
Turp i madh një nga artefaktet ma të lashtë simbolet e qytetit imitim Troja e koinçiduar…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu