Shkruan Zef Ndreka
Asnjë pritmëri apo shanc për të garantuar ndryshim pushteti nuk ka në zgjedhjet e 14-Majit, pas 5 ditësh.
Arsyet janë thënë me qindra e mijra herë. Opozita në tërësi është e shkatërruar dhe nuk ka një përfaqësues perbashkues qoftë edhe përkohësisht.
Po të shikojmë disa nga partitë e vogla të djathta, të qendrës apo edhe të majta që historikisht kanë bërë koalicionin me PD-në, këtë radhë garojnë në vete.
Kështu kemi LZHK, PR, PA, PDIU, por edhe PD-në zyrtare.
Përveç koalicionit të non grat-ës Berisha që përfaqëson foltoristët vullnetarë të tij dhe spiunëve Metaj e Ndoka bashkë me PBDNJ, partitë tjera zyrtarisht nuk i janë bashkuar këtij koalicioni turpi.
Në fushatën për pushtetin vendor, pothuaj gjithë partitë duke përfshirë edhe partinë e Doshit në ndonjë bashki, i janë bashkuar kandidatëve të opozitës.
Një hile apo taktikë elektorale që nuk jep rezultat. Sepse mungon fryma e ndryshimit, të cilën nuk mund ta ngrenë në besueshmëri për elektoratin klasa e vjetër që ka mbajtur peng politikën shqiptare për 32-vite.
Popullit edhe në këto zgjedhje nuk ju ofruan klasat politike per ndryshim. Loja e mbrojtjes së statusquosë nga trekëndëshi i Bermudës e lë prapavijë Shqipërinë.
Me lojën që bën kjo klasë e vjetër politike rrotacioni nuk mund të ndodhë. Edi Rama ka luajtur që pushtetin opozitar ta lë në duart e Berishës dhe Metës. Askush tjetër jashtë tyre. Vetëm kështu mbretëron ai duke ndarë paratë me to me oligarkët e përbashkët të tyre dhe duke qëndruar vetë në pushtet.
Çdo devijim nga politika e përbashkët e trëkëndëshit famëkeq e rrezikon atë. Humbja e Berishës dhe Metës në këto zgjedhje do të jetë katastrofike për fatin e tyre dhe të Ramës. Rënja në tokë e dy brinjëve të trëkëndëshit me dt 14-Maj, është fillimi i rënjes së Ramës. Sepse, më pas vetë Edi Rama e humbet pikën mbështetëse, çernieren ku është kapur deri më sot.
Vetëm athere, do të krijohen mundesitë e ringritjes së opozitës dhe PD-së si forcë serioze dhe alternative e pushtetit, për të patur në Shqipëri si në gjithë vendet e tjera demokratike rrotacioni real të pushtetit.
Shqiptarët janë të lodhur nga diktaturat, nga pushteti i gjatë, nga mungesa e drejtësisë dhe nga korrupsioni.
Promoted Content