“Kur të ketë një dokument për mua, largohem nga politika”, Berisha flet me bindje: Më 14 maj fitojmë të gjitha Bashkitë, të mëdha e të vogla

0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se protesta do vazhdojë në 3 Mars, pavarësisht vendimit të Gjykatës për lidershipin e kësaj force politike.

Ai u shpreh në një intervistë në “Klan News” se kur të ketë një provë apo dokument për shpallejn e tij non grata nga SHBA dhe BE, atëherë do të largohet nga politika. Berisha tha me bindje se PD do të fitojë të gjitha Bashkitë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pyetje: Mendoni se do të fitoni në 14 maj?

Berisha: Të gjitha Bashkitë e mëdha dhe të vogla,. Si mundë të fitojë ky me këta, ky i nxjerr nga shpella e mafies. Këta janë të rrezikshëm, secili nga këta vjen nga skuta sekrete, organizata kriminale që i sponsorizojnë. Qytetarët do të zgjedhin qytetarët.

Pyetje: Meqë jeni non grata nga SHBA dhe BE, keni menduar për një zëvendësues?

Berisha: Ajo që premtoj unë, garë të lirë dhe të ndershme në parti. Përsa u përket akuzave të pabazë, qëndroj krenar, kam deklaruar se cilido që do të paraqesë një fak të vetëm largohem nga politika.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu