Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasen Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj, Havier Dobi, në shtëpinë e të cilëve janë gjetur 405 mijë euro.
Sipas të dhënave të policisë, viktimë ka qenë dhe një ish-zyrtare e shtetit, e cila ndodhet në SHBA, për të cilën pretendohet se i ka vjedhur 67.852 mijë euro dhe disa bizhuteri, raporton CNA.al.
Por policia te “pastruesja intelektuale” nuk ka gjetur 67 apo 120 mijë euro siç raportohet në media, por plot 405 mijë euro.
Ditë pas dite pritet që emrat të bëhen publike, pasi pastruesja thuhet se ka folur, pra është zbërthyer se cilat kanë qenë shtëpitë ku pastronte dhe personat ku i ka marrë këto para. Denoncime nga zyrtarë apo persona të tjerë ku punonte pastruesja nuk ka. Dyshohet se këto denoncime mungojnë pasi nuk mund të justifikojnë dot burimin e të ardhurave.
Por deri tani është thënë vetëm emri i Alda Klosit dhe asnjë emër tjetër zyrtari që “pastruesja intelektuale” Rozeta Dobi ka vajtur dhe ka grabitur.
337 mijë eurove ende nuk ju kanë dalë pronarët.