Ky është SPAK -u/ 5 muaj përgjime për një kamion me dru

0
5 të dyshuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, për një kamion me dur zjarri që kushtonte vetëm 30 mijë Lekë janë përballur më Gjykatën e Posaçme.

Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për sekserin Lulzim Hasa, ndërsa 4 të akuzuarit e tjerë, oficerë të policisë gjyqësore dhe pronarë të mjetit do hetohen në liri.

Në dosjen hetimore që Klan News disponon, thuhet se hetimet kanë nisur pas informacioneve të marra nga Prokuroria e Përgjithshme, ku ishte duke u përgjuar një grup që merrej me trafik dorge. Gjithçka ka nisur kur policia e Gramshit ka bllokuar një kamion me dru zjarri pasi dyshohej për prerje të paligjshme të pyejeve.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer 5 muaj përgjime, për një kamion me dru zjarri, me vlerë 30 mijë Lekë. Gjykata ka lejuar përgjimet e para në datën 5 Nëntor 2022 dhe vendimi i fundit i takon datës 16 Shkurt 2023.

Agjentët e BKH kanë investiguar duke kryer vëzhgime filmime dhe fotografime të Lirian e Zenel Taragjini dhe bashëkpuntorëve të tyre, për 4 muaj. Ato janë kryer në Gramsh, aty ku ishte bllokuar kamioni, e kanë vijuar rrugës për Elbasan dhe më pas brenda në qytet në ambientet e prokurorisë dhe policisë lokale.

Hetuesit e BKH kanë mbajtur nën mbikqyrje nga 4 Nëntori i 2022 deri më 28 Janar 2023 që është edhe vendimi i fundit, dy oficerëve të policisë gjyqësorë, për të cilët dyshohej se kanë përfituar 100 mijë Lekë për lirimin e mjetit dhe mbylljen e çështjes. Dy pronarët e mjetit, sekseri dhe dy OPGJ janë përgjuar për mëse 5 muaj.

Nga hetimet dhe dëshmitë ka rezultuar se bëhej fjalë për një qingj në prag të festave të fundvitit.

Sipas dosjes, përpos të gjitha tentativave për lirimin e kamionit më dru nga ana e taragjinëve, ngarkesa nuk u lirua nga ana e prokurorit të çështjes.

SPAK është duke verifikuar edhe raste të tjera të cilët janë hetuar nga dy oficerët e Policisë Gjyqësore, për të vërtetuar nëse ka pasur shkleje të  tjera ligjore nga ana e tyre.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu