Lajmërohet protestë kundër Edi Ramës që mbor Ilir Beqjan, hajdutin e sterilizimit

0

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka lajmëruar një protestë në sheshin “Skënderbej”. Kjo protestë do të ketë në fokus koncesionin e sterilizimit. Sipas lëvizjes, ky koncesion është një aferë e pastër korruptive.

“Ilir Beqaj, strumbullari i këtij koncesioni korruptiv, po hetohet gjithashtu për një skemë të pastrimit të parave kur ishte drejtor i agjencisë që monitoron fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Këto manovra korruptive, sipas SPAK-ut, bëheshin nëpërmjet një restoranti në pronësi të bashkëshortes së Beqajt dhe bashkëpunimit me palë të tjera”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi

Koncesioni i sterilizimit të instrumenteve spitalore është nënshkruar më 2015, me afat 10-vjeçar, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare “Sani Service” SHPK, me pronar Ilir Rrapajn. Ky i fundit rezulton të jetë mik i afërt i Ilir Beqajt, ministrit që dha në koncesion sterilizimin. Në periudhën 2016-2025 kjo kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

– Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), kontrata e sterilizimit është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin Sani Service. Miqësia e Ilir Beqajt me Ilir Rrapajn, sipas SPAK-ut, mund të ketë favorizuar fitimin e këtij koncesioni.

– Përse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro (40% më shumë se sa ishte parashikuar nga buxheti)?

– Koncesioni korruptiv i sterilizimit ka rritur kostot shëndetësore për qytetarët. Sipas mjekëve gjinekologë, “të blesh një set kirurgjikal kushton mesatarisht 40 mijë lekë të reja. E kuptoni se sa shumë është rritur kostoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale?!”

-Sipas KLSH, kompania koncesionare fiton miliona euro në vit duke fryrë faturat që i dërgon Ministrisë së Shëndetësisë, duke quajtur instrumente komplekse edhe të thjeshtat, ose duke i shtyrë doktorët të përdorin mjete komplekse edhe aty ku nuk duhet, për shembull në rastin e lindjeve natyrale në spitalin gjinekologjik.

-Qendra e sterilizimit e Qendrës Spitalore Universitare, e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Evropës, nuk është vënë kurrë në funksion nga ana e shtetit, por i është dhënë në përdorim kompanisë Sani Service. Sipas një raporti të KLSH, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan këtij koncesionari pa pagesë.

-Sipas auditimeve viteve të fundit të KLSH, vërehet një vështirësi në monitorim sa i takon instrumenteve kirurgjikale, si dhe vështirësi në respektimin e tavanit buxhetor, gjë që ndikon e zhbalancon buxhetin dhe sjell kufizime në ndërhyrje për pacientët. Vërehet po ashtu një ndryshimi i numrit të instrumenteve kirurgjikale në mënyrë të paargumentuar për disa prej seteve nga viti në vit.

-Ilir Beqaj, strumbullari i këtij koncesioni korruptiv, po hetohet gjithashtu për një skemë të pastrimit të parave kur ishte drejtor i agjencisë që monitoron fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Këto manovra korruptive, sipas SPAK-ut, bëheshin nëpërmjet një restoranti në pronësi të bashkëshortes së Beqajt dhe bashkëpunimit me palë të tjera.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë rast se për koncesionin e sterilizimit Edi Rama është mburrur disa herë publikisht. Ndonëse ende nuk ka prova se Edi Rama ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij. Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh!

Të shtunën në orën 11:00 mblidhemi sërish në sheshin Skënderbej!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu