Një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte i hapur për negociata mbi Ukrainën, ministri i Jashtëm u shpreh se Kievi dhe Perëndimi kërkonin të shkatërronin vendin e tij dhe se Ukraina duhet të përmbushë kërkesat e Moskës ose vullnetin e ushtrisë së saj.
Oferta e Putinit për të biseduar u hodh poshtë nga Ukraina, pasi forcat ruse vazhduan të godasin qytetet ukrainase me raketa dhe Moska vazhdonte të kërkonte që Kievi të njihte pushtimin rus të një të pestës së vendit.
Kievi tha se do të luftojë derisa Rusia të tërhiqet
“Propozimet tona … janë të njohura për armikun. Çështja është e thjeshtë: Përmbushni ato për të mirën tuaj. Përndryshe, çështja do të vendoset nga ushtria ruse”-ka thënë ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.