Letra vajtuese në Berlin e komikut KM, Besuan Berishën, damkosën Ramën

0
Shkruan Basir Çollaku
Letra qaramane alla McGonigal e Ramës drejtuar Manfred Weber, kundër rezolutës masakruese ndaj tij si narkoshtet burgosës i opozitës, të 109 partive të grupit politik më të madh në Evropë PPE, është një dëshpërim tronditës.
Lobimi është fikur
Paratë nuk po ecin më
Charlët e tij janë rralluar
Efekti Trump nuk është shaka.
Kryeministri kanadez i telefonoi presidentit të zgjedhur Trump vetëm dy orë pas një deklarate.
Lufta në Ukrainë e Lindjen e Mesme po ofron marrëveshje për paqe nën drejtimin e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë.
Sazani nuk i bëri punë si ofertë
Dosjet e Sky po e masakrojnë
Kokaina e “Xibrakës” së Hanoverit i rri kobure ndër veshë.
Ministrat i ka paketuar të pandehur
Shumicën e bashkiakëve gjithashtu
Eshte bërë “mbreti lakuriq” dhe ulëret se ka rroba diku.
Dërdëllitjet në anglisht kundër Berishës nuk pinë pikë uji. Strasburgu dha sinjale ndryshe.
Lirimi i kreut të PD nuk solli asnjë zukatje diplomatësh nën regjimin kulaç sajdisur nga Rama.
Miratimi unanim i Rezolutës pro PD dhe refuzimi për t’iu përgjigjur komikut mafioz të Tiranës janë dëshmi se koha e tij evropiane po fiket. E nisi udhën servile si qesharak me atlete dhe po e mbyll si gafil i inkriminuar me shenjë. As vëlla Leksi nuk e pret më. Ata e morën vendimin. Besuan Berishën damkosën Ramën.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu