Luan Baçi kritik me deputetët e Rithemelimit: Edhe njohin strukturat, edhe dalin kundër! Iu them kolegëve të mos merren me kurthe brenda nesh, por me punë

0

Deputeti i opozitës Luan Baçi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka qenë kritik sa i përket qëndrimit që mban një grup deputetësh brenda Rithemelimit sa i përket njohjes së strukturave që kanë dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

“Unë e kontestoj fort qëndrimin që mbajnë një pjesë e kolegëve, në momentet kur ke pranuar dhe je bërë pjesë e strukturave të PD të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit e ke njohur këtë strukturë, e kemi njohur dhe pranuar që të gjithë që arrestimi i Berishës është politik. Atëherë është detyrë e çdo deputeti në radhë të parë të grupit të PD që të shprehet hapur në mbrojtje të kauzës së mbrojtjes së kryetarit të PD. Kjo duhet të jetë kauzë për deputetët e PD. Gjekmarkaj është shprehur hapur që është arrestim politik e ka kërkuar lirimin e Berishës, edhe Bardhi e ka njohur një gjë të tillë. Pastaj sa herë e thonë ku venë pastaj varet janë problematika të deputetëve”, tha Baçi në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Haptazi deputeti i Rithemelimit tha se konteston shumë qëndrime të deputetëve që i përkasin këtij fraksioni të PD.

“Nuk ekziston më grupi i Bardhit dhe as Rithemelimi por një grup deputetësh të bashkuar në diversitet, dhe në diversitet shumë herë të theksuar që dhe unë i kontestoj shumë qëndrime apo veprime, por pak rëndësi ka. Secili ka gjykimin e vetë.”

Nuk kurseu as një apel ndaj deputetëve të Rithemelimit të cilëve u tha që të mos merren me intriga e kurthe për kolegët e këtij grupimi, por me punë.

“PD kështu ka qenë gjithmonë nuk është parti e rreshtit. Janë të gjithë të barabartë mes të barabartëve, ndoshta ndonjëherë e kalojnë dhe etikën. Pra është një përzgjedhje që unë nuk çuditem dhe për këto qëndrime që dalin dhe fjalët nga mbledhja. Shpesh herë dalin të deformuara për tu bërë objekt i bisedave dhe studiove televizive.

Unë jo pa qëllim kam refuzuar që ti bëj objekt të studiove, mos të zë kolegët e mi me gojë. Por fenomenin e kam denoncuar dhe do të vazhdoj ta denoncoj. Ju bëj thirrje kolegëve që për hatër të demokratëve të respektojnë votën e demokratëve të merren me punë dhe jo me goditje nën brez shpife apo intriga, kurthe me kolegët deputetë të forcës së vetë politike. Shpifjet intrigat dhe skuthllëqet nuk duhen përdorur as me kundërshtarin”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu