Lufta e klasës politike ndaj SPAK sapo ka filluar

0

Shkruan Ervis Iljazaj

Është e qartë se kështu siç është çimentuar politika shqiptare në këto momente, të vetmet lajme politike që vijnë nga ajo dhe mund ta ndikojnë atë , janë lajmet që vijnë nga hetimet kundër politikanëve që kryen nga SPAK.

Për herë të parë në 33 vite në Shqipëri ka një strukturë drejtuese që po gjen kurajon të hetojë politikanë të nivelit të lartë. Sigurisht që SPAK është një strukturë relatvisht e re dhe kërkon kohën e saj për tu konsoliduar. Por askush nuk mund ta mohojë që sot raporti midis drejtësisë dhe politikës gjendet në një marrëdhënie të re. Një marrëdhënie ku për herë të parë flet drejtësia dhe politika hesht, kur në 33 vite ka qenë totalisht e kundërta.

Pamjet e politikanëve përpara dyerve të SPAK janë bërë pamje normale për opinion publik shqiptar. Këto pamje, ku politikanët u drejtohen zyrave të akuzës janë pamje normale në vëndet me demokraci të konsoliduar. Edhe ne këtu, duhet të fillojmë të mësohemi me këto pamje. Sepse me të gjitha gjasat kjo është një rrugë e cila ka nisur dhe vështirë të kthehet mbrapsht.

Në këtë kuptim, klasa politike shqiptare e ka kuptuar që duhet të bëjë llogaritë me një aktor të ri. Një aktor i cili për momentin përbën shqetësimin kryesor të tyre. Jo më kot, ka filluar një luftë e përbashkët ndaj këtij organi të ri të drejtësisë. Duke filluar që nga Sali Berisha dhe ndjekësit e tij që e konsiderojnë atë një organizatë kriminale, e deri të politikanë të tjerë të nivelit më të ulët.

Kjo luftë kundër SPAK ka filluar dhe nga vetë mazhoranca me forma të ndryshme. Publikisht Edi Rama dhe Partia Socialiste ka marrë flamurin e drejtësisë së re, por në fakt po përdor mënyra të ndryshme për të ulur ndikimin  e tij në politikë. Kjo për arsye se asnjëherë nuk e kishin menduar që SPAK do të dilte jashtë kontrollit të tyre me hetimet që janë bërë dhe priten të bëhen ndaj anëtarëve të pushtetit.

Pushteti i kësaj qeverie ka filluar të ndjejë rrezikun që i vjen nga SPAK për pushtetin e saj. Deri më tani ende nuk ka një tronditje nga hetimet për arësye të ndryshme. Për arësye se edhe opozita gjendet në një gjendje të mjerueshme. Por herët apo vonë, nëse SPAK vazhdon luftën kundër korrupsionit me këto ritme, patjetër që do të arrijë të ndikojë edhe këtë pushtet që për momentin në sytë e opinionit duket i palëkundër.

Prandaj ka një aleancë të nënkuptuar ose kuptuar nga klasa politike 33 vjecare kundër SPAK dhe që kanë filluar luftën ndaj tij me mënyra të ndryshme. Të gjitha iniciativat legjislative që thuhet se kjo mazhorancë do të ndërmarrë në ditët në vijim si përshembull komisioni parlamentar për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë pikërisht për të kufizuar punën e oraganit të akuzës. Apo retorika publike e Kryeminsitrit kundër ‘’ Republikës së Prokurorëve, nuk tregojnë gjë tjetër veçse merakun e madh që kanë nga kjo frymë e re që po vjen në raportet midis drejtësisë dhe politikës.

Sepse kur u aprovua në fillim Reforma në Drejtësi me 140 vota në parlament, askush nuk e besonte që organet e reja do të ngriheshin dhe do të bëheshin realitet. Kur SPAK u krijua askush se besonte se hetimet e tij do do shkonin në nivele kaq të larta. Madje askush se mendonte se hetimet do te prekinin një nga njërzit më të pushtetshëm të tranzicionit shqiptar. E pra, sot që SPAK është një realitet e gjithë klasa politike dhe pushteti do të duhet të bëjë llogaritë dhe me këtë aktor të ri. Nëse nuk i bënë mirë këto llogari aq më keq do të jetë për të. Sepse lufta që kanë nisur është një luftë e cila me shumë gjasa do të dështojë. Sepse edhe pa mbëstetje të brendshme, SPAK ka një mbështetje më të madhe akoma, atë të aleatëve ndërkombër të Shqipërisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu