Lulzim Basha s’po rikthehet, ka qenë aty, po ndjek modelin e Berishës

0

Analisti Ben Andoni deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se nuk mund të flasim për rikthim të Bashës pasi ai aty ka qenë duke shtuar se po ndjek modelin e ish-kryeministri Berisha.

Sipas Andonit PD e ka mbyllur misionin e saj.

PD në thelbin e saj e ka mbyllur misionin, mjafton mënyra si nuk funksionojnë strukturat në të dyja format. Dhe kupton që ata nuk përballojnë një problem të vogël përçarjeje, jo të marrin përsipër drejtimin e vendit.

Të dyja forcat janë  në dorë të kësaj drejtësie që ka inerci shumë të ngadalë. I shoh të ndara. Do pengojnë njëra-tjetrën duke shfrytëzuar emrin e PD si aset. Nëse janë të bindur duhet të ndryshonin emrin dhe të futeshin në garën e zgjedhore me potencë dhe ide të reja. Kauzat që kishin në 1990 kanë kaluar.  Shqipëria ka nevojë për një të djathtë tjetër.

Basha aty ka qenë po ndjek modelin të Berishës. Duket që ka rrënje të mira në këtë formacion.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu