Me vetëm tre vjet të mbetur nga mandati i tij i dytë dhe i fundit në detyrë, dhe pasi ka humbur shumicën e tij parlamentare në vitin 2022, Macron, 46 vjeç, dëshiron t’u tregojë kritikëve të tij se ruan energjinë dhe mendimin e freskët që e ndihmuan në shtyrjen e tij në presidencë në 2017.
“Ka rrezik që Evropa jonë të vdesë. Ne nuk jemi të pajisur për t’u përballur me rreziqet,” tha Macron në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës në Paris, duke paralajmëruar se presionet ushtarake, ekonomike, tregtare dhe të tjera mund të dobësojnë dhe copëtojnë 27 vendet BE-së.”
Poashtu, reuters shkruan që Macron tha se Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë në Ukrainë dhe ai bëri thirrje për një rritje të kapacitetit të sigurisë kibernetike të Evropës, lidhje më të ngushta të mbrojtjes me Britaninë pas Brexit dhe krijimin e një akademie evropiane për të trajnuar personelin ushtarak të rangut të lartë.