Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një prononcim të shkurtër për mediat. Ai u pyet se cili do të jetë qëndrimi dhe veprimi i opozitës pas akuzave ndaj kryeministrit Rama në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha u shpreh se “nuk ka më paqe pa u zgjidhur këto probleme”. Ai theksoi se largimi i Ramës është kushti i kryekushteve. Po ashtu, Berisha i ktheu përgjigje gazetarëve edhe në lidhje me pyetjet për protestat e opozitës.
Pyetje: Cili do të jetë qëndrimi dhe veprimi i opozitës?
Sali Berisha: Qëndrimi ynë është nuk ka më paq në këtë vend pa u zgjidhur këto probleme.
Pyetje: Çfarë nënkuptoni?
Sali Berisha: Largimi i Edi Ramës është kushti i kryekushteve.
Pyetje: Si do ta largoni?
Sali Berisha: Revolucion! Protesta.
Pyetje: Keni deklaruar protesta, kur do të mbahen?
Sali Berisha: Erdhi koha.
Pyetje: Do ta përshpejtojë kjo situatë?
Sali Berisha: Sigurisht që e përshpejton. Padiskutim.
Pyetje: Zoti Berisha çfarë nënkuptoni me revolucion?
Sali Berisha: Revolucion nënkuptoj largimin e kësaj kalbësire nga skena politike dhe rikthimin e drejtës së votës qytetarëve.