“Malli të ruhet si sytë e ballit”, amatorët që sollën 430 kg kokainë në Frakull

0

Shkruan Klodiana Lala

Për vite me radhë, ai kishte krijuar profilin e një zyrtari “babaxhan”. Bashkëpunues me të gjithë. Korrekt dhe i sjellshëm. Njeriu me pushtet që i gjendej pranë çdo qytetari në nevojë. Të paktën kështu dukej në sytë e banorëve në Frakull të Madhe, ish-kryekomunari, Viktor Çervanaku. Në këtë mënyrë, ai kishte fituar simpatinë e tyre.

Por ky imazh i mirë i tij u “shkërmoq” brenda pak orësh. Pikërisht mbrëmjen e 24 nëntorit 2022, kur ra në prangat e SPAK-ut, si një nga protagonistët kryesorë për trafikimin e 430 kg kokainë, të fshehur në thasë me pleh organik. Ngarkesa kishte nisur rrugëtimin nga Kolumbia, për të mbërritur në shtëpinë e zyrtarit socialist në Frakull të Madhe në Fier.

Pasi qëndroi 2 muaj në Portin e Tivarit, ngarkesa me pleh “kokainë” u nis me kamionë drejt Shqipërisë. Me 19 shtator 2022, mbërriti në Terminalin e Doganës së Tiranës. Ishte kaq i lumtur ish-kryekomunari i Frakullës teksa shihte kamionët në Doganë, kishte të garantuar ngarkesën dhe askush nuk e kishte shqetësuar në këtë itinerar.

“Djali ka sjellë pleh të mirë”, mburrej në telefon Viktor Çervanaku teksa bisedonte me agjentët doganorë për çdoganimin e plehut. “Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut?”- E pyet Çervanaku agjentin doganor. “Kujt plehu?” – I përgjigjet ai. “Po ka prurë çuni nje maune me pleh nga jashtë. E, do i bëjmë analizën”, -gjegjet serbes “bossi”.

Agjenti e pyet, se përse e përdor plehun djali i tij. Çervanaku sqaron më tej: “Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë”, dhe i tregon agjentit se ka sjellë plot 22 tonë. Ngarkesa zhdoganohet dhe vendoset më 20 shtator në një parkim të hapur në rrugën ‘Jorgo Panajoti’, në Tiranë, për të lëvizur për në Frakull 3 ditë më vonë. Në zemër të Tiranës, ngarkesa survejohej me kamera dhe ruhej me armë nga një grup i armatosur, që u godit nga policia një natë përpara aksionit antidrogë në Frakull të Madhe

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu