Mandati i kreut të SPAK-ut, vlen më shumë se 83 mandatet e vjedhura të Edi Ramës

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj raportimeve për mosshpenzimin e fondeve publike gjatë këtij viti. Sipas tij, ndonëse qeveria ka pasur në dispozicion mjaftueshëm mjete financiare, ato nuk janë përdorur siç duhet, duke shkaktuar ngecje në pagesat e kontratave publike dhe në realizimin e investimeve.

“Paratë e shtetit po qëndrojnë në llogaritë e thesarit, ndërsa borxhi publik vazhdon të rritet. Kjo tregon mungesë serioze të menaxhimit financiar dhe paaftësi për të administruar investimet publike”, shprehet Manjani.

Ai shton se një pjesë e këtij ngërçi lidhet edhe me klimën e frikës që, sipas tij, është krijuar nga veprimet e SPAK-ut. “Sjellja përgjo, procedo e fut në burg pastaj të gjejmë se çfarë ke bërë, ka paralizuar administratën. Reforma e drejtësisë dhe hetimet e bazuara në thashetheme kanë bërë që qeveria të mos guxojë të shpenzojë as fondet e veta”, thekson ish-ministri.

Në reagimin e tij, Manjani ironizon edhe mazhorancën socialiste: “Ç’vlerë kanë 83 mandatet e PS dhe Edi Ramës, kur nuk arrijnë të përdorin as buxhetin e shtetit? Sot, një mandat drejtuesi i SPAK peshon më shumë se gjithë qeveria bashkë.”

Sipas tij, qeverisja aktuale po kthehet në një “qeverisje të frikës”, ku administrata publike shmang çdo vendim nga frika e hetimeve. “Dëmi që i shkaktohet publikut nga mosshpenzimi i fondeve është më i madh se ai që vjen nga korrupsioni. Qeveritë e korruptuara mund të ndryshohen, por frika në administratë mbetet gjatë,” përfundon Manjani.

Postimi i plotë:

Sipas BW, qeveria këtë vit ka patur para por nuk i ka shpenzuar. Madje nuk ka paguar as detyrimet e kontratave publike në fuqi.

Kjo ka rritur borxhin publik ndërkohë që paratë flenë në llogaritë e thesarit të shtetit.

E thënë shkurt qeveria nuk ka menaxhuar hiç mirë paranë publike dhe shërbimet e investimet publike. Ndërkohë që nevoja për shërbime e infrastrukturë është e madhe.

Në gjykimin tim një rol të pazëvendësueshëm kanë luajtur këtu edhe “heronjt e kalamajve të Yurit”, SPAK-u pra.

Me sjelljen e tyre përgjo, procedo e fut në burg pastaj të gjejmë se çke bërë, kanë arritur me shumë “sukses” të paralizojnë qeverisjen në vend.

I rrofshin 83 mandatet PS dhe Edi Ramës, se nuk arrijnë të shpenzojnë as paret e buxhetit të shtetit, nga reforma e “mrekullueshme” dhe nga hetimet e burgosjet me thashetheme të administratës publike.

Hë për hë, mandati i drejtuesit të SPAK, vlen më shumë se 83 mandate deputetësh dhe gjithë qeveria të marrë së bashku.

Nëse kjo që ka ndodhur quhet qeverisje antikorrupsion, më mirë na ktheni tek ajo e korruptuara.

Nuk mund të ketë qeverisje eficente me SPAK, që bëhet si kobure për tua vënë në ballë punonjësve publikë që të mbledhin b*thën!!!

Dëmi që i vjen publikut nga mos shpenzimi i parasë nga frika e administratës është më i madh se dëmi nga qeveritë e korruptuara. Këto të fundit edhe ndryshojnë, por qeverisjet e frikës ngulen thellë në memorie.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu