Mazniku në qeverinë, Baton Haxhiu: Rama e tërhoqi se bashkia e Tiranës do tronditet për shkak të inceneratorit

0

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke thënë se për të surprizë është propozimi i Ramës për Arbjan Maznikun si ministër Shteti për Pushtetin vendor.

Sipas Haxhiut, Mazniku është larguar nga bashkia e Tiranës pasi do të ketë një goditje për shkak të inceneratrorit. Ai shprehet se tërheqja e Maznikut në qeveri është një sinjal që do të mbartë një peshë ne qeverinë e Edi Ramës dhe hiqet kështu nga Erion Veliaj.

“Mazniku është njeriu që ka databazën më të mirë që e ka ndonjë shqiptar. Mazniku nuk është njeri politik, por ka njohjen e njerëzve, njohjen e databazës.

Mazniku është hequr sepse bashkia e Tiranës do të tronditet në grupin e njerëzve për shkak të inceneratorit të Tiranës. Unë besoj që një grup i tyre do të ketë shumë probleme.

Tërheqja e Maznikut në qeveri është një sinjal që do të mbartë një peshë ne qeverinë e Ramës dhe do ta heqë nga Veliaj, ose nga grupi në bashkinë e Tiranës dhe do të jetë një figurë teknike, socio-politike më shumë nëse mund ta them kështu në të ardhme”, tha Haxhiu.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu