Deputetët e Partisë Demokratike që nuk janë pjesë e grupimit të Sali Berishës janë mbledhur pasditen e kësaj të marte. Mësohet se mbledhja ka nisur në orën 18:00 në një lokal në kryeqytet.
Burime bëjnë të ditur se deputetët janë mbledhur në këtë takim informal për të diskutuar me njëri-tjetrin.
Në takim po marrin pjesë: Gazment Bardhi, Kreshnik Collaku, Dhurata Cupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Arbi Agalliu, Bledjon Nallbati, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi, Seladin Jakupllari, Grida Duma, Zheni Gjergji dhe Dashnor Sula.
Këta deputetë nuk i janë bashkuar Sali Berishës dhe nismave të tij. Me zë më të fortë një pjesë e tyre kanë kundërshtuar rikthimin e ish-kryeministrit në krye të Partisë Demokratike.