Mbytet anija me emigrantë / Rreth 50 të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë

0

Pothuajse 50 persona rezultojnë të zhdukur pasi një anije me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të Jemenit.

Një anije me 75 persona u përmbys ditën e djeshme, 26 persona mbijetuan  ndërsa të paktën 49 janë të zhdukur, tha zyrtari i Rojes Bregdetare të Jemenit, Khalid al-Subeihi.

Duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të rojes bregdetare, agjencia shtetërore e lajmeve e Jemenit SABA raportoi se anija u përmbys për shkak të erërave të forta dhe se të gjithë ata që ishin në bord, përfshirë gra dhe fëmijë, ranë në ujë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu