Kreu i KQZ-së: Më 11 janar nis regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi përmes një video-mesazhi ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe me shëndet për familjet e tyre. Krahas urimit për festa, Celibashi ka bërë me dije se më 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë Shqipërisë.
Ai tha se regjistrimi bëhet nëpërmjet platformës Elektronike të Regjistrimit të regjistruesve nga jashtë, në të cilën mund të futesh nga aplikacioni KQZ ose përmes faqes së internetit të institucionit.
Promoted Content