Shkruan Zef Ndreka
Do të kishte qënë shumë më mirë për PD-në të kishte heshtur pas humbjes madhështore të zgjedhjeve të 11-Majit, sepse çdo reagim politik i këtij lloji që ka ndërmarrë nëpër botë, apo më saktë qëndrimet antishqiptare e antikombëtare që ka ndërmarrë, nuk i shërbejnë integrimit të Shqipërisë. Këto qëndrime janë më të shëmtuara se heshtja, janë më të shëmtuara se pranimi i humbjeve.
Reflektimi dhe analizat reale të humbjeve, janë pikërisht mungesa dhe humbja kohë e PD-së për tu rithemeluar realisht.
Mbajtja peng e saj përmes motiveve të shpikura të zgjedhjeve, është vetëvrasje për opozitën dhe në dukje, është “shpëtim i tejzgjatur” për Berishën dhe familjen e tij.
Kaq e shëmtuar është kjo sjellje e demokratëve që e duan me të vertetë PD-në, demokracinë dhe Shqipërinë, sa dorëzimi përballë non grat-ës po zhvlerëson edhe disa figura politike me pritshmëri për të ardhmën e saj.
Vetëvrasja politike që bën PD-ja në këto momente jetike për të, ia zbeh tërësisht qëllimin kombëtar për integrim europian dhe vetërrjeshtohet në kahun e kundërt të saj.
Nuk.është aspak e nevojshme të përmendën emra, por duken sheshit se krahas deputetëve të listave të mbyllura, edhe ndonjë apo ndonjëra që mori vota antiberishë tek listat e hapura të PD-së, jo vetëm.që nuk po hesht apo të mbaj qëndrime që i kërkojnë shumica e demokratëve, përkundrazi, po bëhën më kamikazë se kamikazët e Berishës.
Kjo sjellje e tyre, shuan shpresat për një PD për Shqipërinë, për një parti demokratike të tipit perendimor.
Autoritarizmi i Berishës vazhdon të thellohet në PD, duke trysnuar demokratët dhe mbështetësit e tij dhe duke i mbajtur ato të pa çliruar nga tiranitë e mentaliteteteve dogmatike.
Në PD, nuk ka fituar dhe nuk fiton arësya sa të jetë Berisha!
Në PD, imponohen idetë nga Berisha!
Në PD, nuk ka shoqëri njerëzish të lirë!
Në PD, kanë mbetur vetëm turma, apo tufa ushtarësh!
Në PD, autoriteti nuk meritohet, por mbahet me zor nga Berisha.
Në PD, demokratët janë të pa çliruar nga diktatët politike!
Kështu, PD-ja me Berishën jo vetëm nuk ka asnjë të ardhme, përkundrazi po vetëshkatërrohet …