Eva Buzo nisi mëngjesin e të enjtes një aventurë që nuk e ka provuar asnjë grua më parë, të kalojë me not ngushtinës e Otrantos. Avokatja me origjinë shqiptare synon të përshkojë 71 kilometrat që ndajnë brigjet Italisë me ato të Shqipërisë për të arritur në Vlorë pas rreth 40 orësh.
“Gjyshi im është nga Shqipëria dhe një pjesë e familjes time jeton ende atje. Është një vend i mrekullueshëm, me plazhe fantastike. Të notosh deri atje nuk është një nismë që do ta kaloj me sukses ose jo, pasi është diçka që nuk e ka bërë një grua më parë dhe jam krenarë për këtë.”

Guximi i Eva Buzos ka tërhequr vëmendjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale këtë nismë.
Eva e cila e ka pasion notin ka patur edhe aventura të tilla më parë. Eva notoi për 2 ditë më radhë në lumin Derwent, në Australi atje ku jeton në Marsin e 2022 duke përshkuar 75 kilometra.
Më 13 Qershor po të 2022 ajo kaloi liqenin e Gjenevës duke notuar për 69 kilometra. Kanë qenë të paktë ata që e kanë bërë një gjë të tillë.