Mediat në Mal të Zi: Provokim nga aksi Vuçiç-Rama

0

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi dje në Mal të Zi, se samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do mbahet në qershor në Podgoricë.

Kjo deklaratë solli reagime të shumta në median malazeze, ndërkohë që asnjë zyrtar i këtij vendi nuk ka konfirmuar se do ketë një samit të tillë.

Gazeta Pobjeda shkruan se ky dukej më shumë si një improvizim provokues i Ramës.

“Mesazhi më i rëndësishëm nga takimi mes dy kryeministrave erdhi- logjikisht dhe siç pritej- nga i ftuari. Sipas kryeministrit Rama, një samit i të ashtuquajturit Ballkan i Hapur do mbahet në Podgoricë,” shkruan gazeta, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë njoftim për një lajm të tillë.

“Prandaj njoftimi i Ramës se ‘këtë e atë, atëherë e pastaj’ në vendin ku po qëndronte si mysafir, ishte i pakëndshëm edhe për mikpritësin, i cili këmbënguli se, të paktën në atë moment, dukej po aq rastësor dhe i fuqishëm sa i ftuari i tij i njohur. Është sigurisht një takim jozyrtar, kryeministri teknik injorant do të përpiqet që të improvizojë.

Për Abazoviçin, por edhe për Malin e Zi, mbetet një pyetje shumë më e rëndësishme: a ishte një improvizim i zotit Rama, apo pala shqiptare e shpalli vetëm vendimin për të cilin mund të kishte pasur dijeni mikpritësi- pra nuk na e bëri të ditur- apo nuk e dinte fare?

A do të thotë kjo që aksi Vuçiç-Rama po planifikon takime dhe merr vendime që, volens-nolens, pasohen nga Shkupi zyrtar (tani për tani) dhe që Podgorica zyrtare e cunguar nuk ka forcën dhe guximin që t’ia shpallë Kuvendit dhe qytetarëve të saj?” shkruan gazetari Miodrag Vlahoviç.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu