Shkruan Zef Ndreka
E gjithë loja politike e Berishës non grata, e spiunit hajdut Ilir Meta dhe e drogmenit të supër-korruptuar Edi Rama, ishte për të krijuar kënetën e tyre politike dhe institucionale ku ndjehen të kënaqur me të.
Në këtë kënetë po lundron sot politika shqiptare.
Trëkëndëshi i tyre kënetë, apo vija zgjatuese e vazhdueshme kriminale, ju pëlqen atyre , për mashtrimet që i bëjnë popullit dhe të huajve , kinse si luftë politike kundërshtarësh.
Loja e tyre politike, fokusohet tek kërcënimet dhe shantazhet, si forma më klasike të hakmarrjes politike.
Në të vërtetë, ato janë bashkë, ndërsa pasojat e lojës së tyre, bien mbi popullin e thjeshtë.
Këtë e kanë parë dhe verifikuar si qeveria amerikane, ashtu edhe ajo angleze dhe europiane.
Kemi parë që ndodhin mbyllje bisnesësh të kundërshtarëve politik dhe mbështetje bisnesësh që janë më pushtetin!
Mesazhin e përcjellin qartë.
Kush dëshiron të punojë e të ecë përpara, duhet të këtë intiligjencën të kuptojë vetë drejtimin e duhur. Ky mesazh, vlen edhe për të papunët , ndaj kujdes!
Kjo lojë me popullin ka nisur 32 vite më parë, dhe brënda PD-së është imponuar nga ata përsona që provuan postet më të larta me votat tona, nga ata që nuk lënë gjë pa thënë dhe i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, nga ata që blihen e shitën, nga ata që dalin në studio televizive, nga ata që kërcënojnë e bëjnë shantazhe.
Këto në fakt , janë mediokërit politik.
Pjesa e madhe në PD, nga padurimi për të marrë e përdorur pushtetin, nga ky grup, që u përfshi i tëri në Foltore, sot nuk godasin Ramën që manipuloi dhe tjetërsoi votat në prill të 2021-t, që i bleu e bëri çfarë deshi me to.
Por shantazhojnë akoma brënda llojit njëri-tjetrin!
Këta mediokër politik, e harrojnë Ramën që i burgosi militantët dhe që seriozisht rrezikon demokracinë me rregjimin që ka ngritur , që ka instaluar.
Shqipëria është vërtetë në rrezik me Ramën Kryeministër, me Berishën non grata, me Metën spiun. Këto janë rreziku real i Shqipërisë dhe demokracisë.
Sot, është momenti që foltoristët të heshtin e të mendojnë ç’kanë mbështetur e ç’po bëjnë, të meditojnë ftohtë, larg pasioneve. Ata po e shohin dita ditës përdorimin e tyre, në betejën e humbur me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.
Ata e shohin se përdorimi i Foltorës në emër të PD-së, rezultoi pa dobi për non grata-n.
Tashmë, më shumë se kurrë, duhet të kuptojmë se misioni i PD-së, nuk duhet të ndalet. Që të mos arrijë askush t’a manipulojë për interesa private e familjare.
Detyra e PD-së, duhet të vijojë të jetë ç’rrënjosja e sistemit të instaluar nga trëkëndëshi i korrupsionit Berisha-Meta-Rama!
Detyra kryesore e saj duhet të jetë rikthimi i shpresës për shqiptarët, sidomos për rininë.
Dhe kjo arrihet vetëm me PD të bashkuar!
Promoted Content