Milioneri Enkelejd Alibeaj u fshihet protestuesve/ Kalon nga hyrja pas Kuvendit

0

Enkelejd Alibeaj i është fshehur protestuesve të opozitës që iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike për tu mbledhur sërish para Parlamentit.

Ndonëse pretendon vulën e PD-së dhe thotë se është kryetar në detyrë i PD-së, Alibeaj nuk ka guxim të kalojë nga demokratët e partisë së tij.

Ai është fshehur dhe ka dalë nga dera e pasme godinës së Kuvendit për të shmangur demokratët që kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama.

Alibeaj nuk ka pasur guxim që të dalë në shesh me qytetarët kur PD ka thirrur protesta, por edhe në rastin e sotëm kur protestuesit i kishte në rrugën e tij, kryetari në detyrë ka ikur nga dera e pasme për të mos u përballur me ta.

Nëse e ka bërë këtë gjest nga frika apo nga mungesa e guximit për tu përballur me demokratët këtë duhet të na thotë vetë Alibeaj që qartazi po fshihet dita ditë

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu