Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka marrë në përdorim një nga makinat e sekuestruara nga operacioni Forca e Ligjit, mjet që për pasojë ka rezultuar i blerë me para të ardhura nga krimi i organizuar. Report TV ka publikuar listën dhe rezulton se Spiropali po lëviz me një mjet të llijit “BMë”, prodhim i vitit 2009.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Këshilli i Lartë Gjyqësor janë gjithashtu institucionet që kanë në përdorim mjetet të sekuestruara nga OFL. Drejtoria e Policisë së Tiranë ka përfituar një fuoristradë të konfiskuar.
Gjithsesi, personi i inkriminuar që zotëronte mjetin me të cilin lëviz aktualisht Spiropali nuk dihet, pasi targa e makinës nuk është bërë ende publike.
Operacioni Forca e Ligjit, i nisur në muajin shkurt të vitit 2020, u finalizua dhjetorin e vitit të kaluar. Operacioni Forca e Ligjit vijoi me dërgimin e formularëve të një numri të konsiderueshëm subjektesh që kishin vënë pasuri me para që rridhnin nga krimi i organizuar. Në përfundim të tij u sekuestruan qindra mjete e pasuri të patundshme