Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë se cilët do të jenë ata student të cilët do të kenë prioritet në marrjen e kredisë studentore.
Ajo tha se çdo student mund të aplikojë për marrjen e kredisë, por disa prej tyre kanë më tepër prioritet si studentët që nuk kanë përfituar bursë, apo që nuk janë përjashtuar nga tarifa vjetore.
“Do financohet vetëm një program studimit, ose Bachelor Ose masteri. E rëndësishme është kredia studentore do jetë pa kolateral, ajo do jepet me dy këste, pasi të kemi marrë konfirmimin që studenti shkon rregullisht në mësim.
Detyrimi për studentët e Bachelorit, fillon pas tre viteve, ata të Masterit pas dy viteve. Sa i takon kritereve të renditjes, e para do jetë shuma e kërkuar, sa më vogël të jetë shuma aq më e sigurt ëhstë se eje përfituesa, programet prioritareë kanë avantazh për të marrë kredi, po ashtu edhe rezultatet e studentëve, sa më të larta rezultatet aq më të larta janë mundësitë për t’u bërë përfitues i kredisë”,-tha Evis Kushi.