Mirditorët në Shkodër forcojnë shoqatën dhe vijojnë aktivitetet

0

Shkruan Kozeta Bruçi

Unioni “Mirdita” – dega Shkodër organizoi sot mbledhjen e rradhës, ku u disktuan një sërë çështjesh që lidhen me mbarëvajtjen dhe planet për të ardhmen e afërt e të largët.

Konkretisht: me rritjen e antarësisë dhe rritjen e kryesisë me emra të rinjé, duke spikatur figura të shquara mirditorësh që jetojne e veprojnë në Shkodër, propozimet për dokumentimin përmes një botimi e dokumentari të kontributit të mirditorëve në jetën dhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës, po ashtu edhe i shoqatës, e cila éshtë në vitin e 8-të të funksionimit efektiv të saj, krijimin e nje kënge me objektiv tematikën e mësipërme, krijimin e një fondi me veshjet tradicionale të Mirditës, të cilat do të shërbejnë për aktivitetet kulturore e artistike, organizimi i festés dedikuar Krishtëlindjes dhe mbylljes së një viti mjaft té mirë të shoqatës, etj.

Idetë e propozuara, u paraqitën fillimisht nga kryetari Mjeshtri i Madh Zef Gjini dhe të gjithë të pranishmit dhanë mendimet e tyre duke dalë ne konkluzione e vendime të dokumentuara edhe nga sekretari Ndue Marku.

Në ditët në vijim nisin angazhimet konkrete, ku paraqitja dhe finalizimi i tyre shpesh jane bëré objekt i mediave, si një model i mirë jo thjesht i personaliteteve mirditore në aspektin e tyre profesional, por si një vlerë e shtuar në shkëmbimin e kulturave e traditave fisnike mirditore me ato që i përkasin vetë Shkodrës. I urojmë suksese Unionit “Mirdita” – dega Shkodër dhe vazhdoni edhe për shumë vite të tjera në rrugën e nisur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu