Mission accomplished!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kaq ishte lufta apo beteja brënda llojit në gjirin e opozitës.
Pra, mision i mbaruar!
Edhe këtë radhë nga “përleshja” ndërmjet non grat-as dhe PD-së zyrtare, fitoi Berisha, i damkosur për jetë nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Kushdo lidër apo drejtues i PD-së, do ta fitonte lehtësisht luftën me foltorën dhe Saliun, përveç Lulzim Bashës, i cili edhe u tremb por mbaroi edhe misionin për të cilin kishin rënë dakord përpara se të niste beteja për kreun e PD-së zyrtare:
– Berisha duhej të faktorizohej!
– Berisha duhej të luante si opozitar i vetëm!
– Berisha kërkonte shlyerjen e “borxheve” që kishin gjithë ndjekësit e tij të korruptuar!
– Berisha dhe vetëm ai, duhej të ishte zyrtarisht kryetar i PD-së!
– Berisha duhet të kontrollojnë lëvizjen opozitare!
– Berisha duhet të mbante Selinë e PD-së, edhe me një lëvizje politike të paligjshme.
Të gjitha këto, ja siguroi djali i tij, i cili në të gjitha format ja ktheu borxhin si me qëndrimet brenda Shqipërisë ashtu edhe me shërbimet jashtë saj…
Pyetja e thjeshtë shtrohet:
Përse Berisha nuk e mori PD-në që kur u shpall non grat-a nga SHBA-të?!
A vendosi t’iu bëjë amerikanëve karshillëk?!
Nga analiza, vetem ky variant mbetet: Berisha po të kishte hall të vetëm marrjen e menjëhershme të PD-së, shkonte tek kuvendi i Bashës dhe mqs akoma ishte anëtar i PD-së, mund të shpallte kandidaturën përballë birit shpirtëror dhe ta shkërmoqte direkt.
Por jo!
Plani ishte që në sytë e gringove Fenixi duhej të ngrihej nga hiri nëpër të gjitha degët e PD-së, për t’iu treguar forcën gringove dhe përkrahjen që ka tek demokratët!
Më pas, do të mposhte djalin shpirtëror me “votë” sipas planit që kishin bërë para pseudo-divorcit të dy.
Nga ana tjetër për të garantuar pseudo proceset zgjedhore të trukuara në copën e PD-së së Bashës, Berisha i atashoi me forcë “të voglin” për herë të 4-të, që Basha të rimerrte lidershipin ashtu siç kishte bërë me Olldashin, Selamin, Kadillin etj dhe se fundi me Hanin. Të gjitha këto nuk kanë qënë rastësira!
Dhe kështu ndodhi per fat të keq të demokratëve dhe të opozitës:
Berisha, mbasi e dërrmoi Bashën, duke i marrë selinë, grupin parlamentar , logon dhe vulën, tani është rradha që Basha të rikthehet tek babai shpirtëror mqs: Misioni mbaroi!
Ata që e ndoqën Bashën, por edhe Berishën, do zhgënjehen më keq se në fillim, në mes apo në fund të pseudo betejes së kësaj dysheje pengmbajtëse!
Ç’ti bësh moshën dhe fizikut të Berishës që është i vjetër, se për Lulzim Bashën, përherë beteja sapo ka filluar!
Prandaj kush ka iluzione që fitorja e PD-së bëhet me Bashen dhe me Saliun, le ta provojë dhe tja lëmë kohës të tregojë.
Veçse po humbim kohë…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu