Shkruan Zef Ndreka
Zgjedhjet po afrohen dita-ditës.
Edhe pse ende nuk është dekretuar data nga Presidenti i Republikës, gjasat janë që në datën 11 Maj 2025 të mbahen zgjedhjet parlamentare.
Motorët e fushatës janë ndezur nga disa parti politike, ku më kryesoret mbetën PS-ja e Ramës dhe PD-ja e Berishës. Por nuk kanë mbetur pas, edhe grupime politike legale apo jo, si partia pa emër e Bashës, e Qorrit, e Alibeajt, e Llapajt etj.
Duke ju paraprirë proçeseve legale dhe ankesave të drejta të partive të opozitës në Gjykatën e Lartë, lidhur me proçesin e zgjedhjeve me lista të hapura, Berisha dhe Rama nxituan të nënshkruajnë marrëveshjen për kodin zgjedhor, ku përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë 30% e deputetëve që kryesojnë listat. Të tjerët do të punojnë për to.
Sido që të shkojë fati i këtij problemi të ankuar në Kushtetuese, gjykata e saj me dt 2 dhjetor do japë një vendim, i cili do ndikojë ose në statusquonë e përzgjedhjeve si deri më sot, ose do trondis proçesin pasi në garë do të futën realisht për të mbledhur sa më shumë vota ose për të fituar shumë përsona, përsonalitete apo intelektualë që nuk rreshtohen qorrazi pas hijes së liderëve.
Kuptohet, se sot më në hall gjendet Berisha, i cili sapo doli nga arresti shtëpiak por me detyrim paraqitje, por që pritet shumë shpejt të gjykohet për akuzat penale që i janë artikuluar nga prokuroria. Ndaj, ai për të vazhduar betejen për mbrojtjen përsonale dhe familjare, u dakortësua në dëm të PD-së dhe opozitës me socialistët që nga çdo Qark të vendit të ketë 2 deri në 3 deputet të garantuar besnik të tij.
Por kjo marrëveshje i shkoi më për shtat PS-së, e cila mund të arrijë lehtësisht mbi 2/3 e deputetëve në parlamentin e ardhshëm.
Ndryshe do të jetë situata, nqs Gjykata Kushtetuese vendos që zgjedhjet të jenë tërësisht me lista të hapura, ku nuk do jetë aspak e rëndësishme lista apo numri më listë.
Listat e hapura do të sjellin ndryshimet e duhura në parlament, do të kemi një parlament përfaqësues me vota reale të popullit.
Por nisur nga situata ku gjenden sot partitë politike pa ndërhyrjen dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga Gjykata Kushtetuese, Partia socialiste e vetme e ka të sigurtë jo vetën fitorën, por shumicën absolute të parlamentit të ardhshëm.
Vetem koalicionet favorizojnë ndryshimet.
Por si mund të realizohen ato?
A ka moral Basha me Berishën, me Qorrin, me Llapanj, me Alibeajn, me Dash Shehin, me Shehajn etj të bashkëpunojnë paraprakisht?!
Nuk besoj, megjithse në politikë mungon morali. Gjithçka është pragmatike, edhe pse pa të ardhme.
Kështu, socialistëve ju ka mbetur pushteti në dorë, për sa kohë opozitën e dirigjon Berisha dhe berishistët e vegjël, të cilët bashkë me opozitën mbetën për shumë vite pa asnjë të ardhme…
Promoted Content