Mosbindje civile

0

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile dhe shtoi se Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.

“Betejë finale do të thotë betejë e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër përveçse largimit të tij. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, ky kalbësirë do shporret nga pushteti, nuk mund të mbahet më.

Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda, këto janë mesazhet e mia, por unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra, mendja e çdo demokrati dhe demokrateje”, theksoi ai.

“Demokratët dhe demokratët kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë dhe këtë monstër, me këtë demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj dhe parim, mobilizoi kundër kësaj partie agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme FBI”, tha nder te tjera Sali Berisha.

“Ne hyjmë tani në finalen. Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale dhe unë ju siguroj që do të fitojmë. I kërkoj Ramës në mënyrë të prerë, largohu menjëherë nga pushteti. Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë, në pushtet nuk të mbajnë dot. Demokrate e demokratë. Ora është e jona, ora është e një beteje që ne do ta bëjmë me guxim e përkushtim, si asnjë betejë tjetër më parë. Betejë finale do të thotë betejë që ndalet deri në largimin e kalbësirës nga pushteti. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, kjo kalbësirë do të rrëzohet nga pushteti. Ka kryer aktet më të rënda.

Këto mesazhe burojnë nga mendja e çdo demokrati dhe shqiptari. Demokratët panë sesi një demon pushteti panë sesi kanë paguar për shkatërrimin e forcës më të madhe opozitare. Pjesa tjetër e PD ju siguroj se ka të njëjtin mendim. Unë kam shpallur Edi Ramën armik të votës së shqiptarëve dhe ekzistencës së PD. Shqiptarët nuk mund të votojnë me një armik të votës së tyre. Zhvillimet e fundit për të cilat duhet të falënderoj Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, që faktojnë se Rama pagoi një killer për të vrarë pluralizmin, një agjent rus, kjo është një alarm, një kushtrim për çdo shqiptar për të përzënë nga pushteti ktë aset rus, armik të shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu