Motorin për vrasjen e Nikulajt e bleu e fejuara e Edmond Haxhisë, u gjet sot në lumin Drin

0

Autori portugez që kreu vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj përdori një motor të blerë nga e fejuara e Edmond Haxhisë.

Hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj çështje, më 21 prill 2023, në një faqe shitje-blerjesh kanë konstatuar njoftimin për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që u përdor në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Në këtë njoftim të datës 28 Mars thuhej:

“…shes motor “Yamaha X Max…”.

Edhe pse në të njëjtën ditë është kryer shitja, njoftimi nuk është fshirë nga faqja online. Hetuesit kanë arritur të marrin numrin e telefonit të shitësit dhe disa fotografi të motorit. Shitësi që jetonte në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë ka treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro.

Më pas, hetuesit kanë zbuluar se kjo vajzë qē bleu motorin ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri.

Kjo vajzë kur është marrë në pyetje nga policia e Lezhës ka treguar se ajo ka blerë motorin dhe eurot i ka marrë nga i fejuari i saj, Edmond Haxhia.

Por ky i fundit i fundit që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin shqiptar. Pasi u sigurua se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, ai u largua edhe vetë. Haxhia ka lënë në Shqipëri vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.

Ky motor i përdorur në vrasjen e Nikulajt, është gjetur ditën e sotme në lumin Drin, rreth 100 metra larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq.

Në lidhje me vrasjen e Nikulajt, janë shpallur në kërkim Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu