Ditën e sotme, në Tiranë u zhvillua samiti i Berlinit, ku liderët europianë zbarkuan në kryqytetin e Shqipërisë.
Teksa qeveria mburret me këtë organizim, banorët e Tiranës ndeshen me probleme të lashta si mungesa e energjisë elektrike. Dy qytetarë kanë denoncuar këtë shqetësim pranë JOQ Albania, ku të dy jetojnë në zonën e Freskut dhe kanë 12 orë pa drita.
Një nga denoncuesit shprehet se kjo është bërë e zakonshme për zonën e tyre. Ai ironizon se ndërkohë që bëhen samite të Europës, gjysma e Tiranës është pa drita. Qytetari tregon me fakte bisedën që ka zhvilluar me një nga punonjësit e OSHEE, ku thuhet se shkak është djegja e kabllos. Nga komunikimet evidentojmë se kjo justifikimet nga ana e tyre nuk mungojnë në asnje rast.
QYTETARI SHKRUAN:
Pershendetje a ka mundesi te na ndihmoni sepse jemi ne Tirane dhe me shume rrijme pa energji elektrike ne shtëpi sesa me energji Jemi ne zonen e Freskut Eshte skandal 12 ore pa drita, poshte bëhen samite ndërsa gjysma e tiranes nuk ka drita
QYTETRI SHKRUAN:
Pershendetje, kemi qe prej orës 5 të mengjesit dhe deri tani pa energji elektrike. Kjo eshte bërë e zakonshme per ne tani. Jemi zona e Freskut te rruga e Dajtit sic e shikoni edhe ne foto. Ketu prane pallateve tona eshte edhe nje shkolle qe ka gjithe ditën pa drita. Kjo ndodh çdo 3-4 ditë këtu. Ndërkohë që poshtë bëhen samite të Europës, gjysma e Tiranës është pa drita. Kam biseda me pergjegjesin e osshe-s per zonen tone Ju lutem na ndihmoni sa me shpejt se situata është alarmante Keta sic duket nuk kane ndermend ti sjellin dritat sot rrjedhimisht nuk kemi as uje. Kete punekemi cdo 3-4 dite ne prandaj ju lutem na ndihmoni se jemi ne Tirane nuk jemi ne Bangladesh.