Ndërkombëtarët nuk merren me genocidin e Serbisë në Kosovë por me gogsimën e një serbi në Mitrovicë…!

0

Shkruan Dashamir Uruçi

Për çdo gjë që prekë me te voglin interes te serbeve ne Kosove reagojne nderkombetaret.
Reaguan per targat qe u bénë mullar ne kohen e vet.
U tha e çnuk u tha.U ndal qarkullimi i mjeteve ne Kosove e ne Serbi,u kercenua me nderhyrje te trupave serbe,u tha se do te behej nami…!
Si perhere u zhyten ne loje nderkombetaret,e shtyne disa here afatin,u perdrodhen sa andej ketej e para vendosmerise se qeverise ne Kosove,nje dite i terhoqen kthetrat.
Sot makinat vene e vine me targa te republikes se kosoves e serbet e kane ulur sqepin dhe kane heshtur.
Nderkohe erdhen zgjedhjet ne komunat me pseudoshumice serbe ne kosove.’Serbet nen presionin e Serbise bojkotuan dhe nuk more pjese fare.
Shqiptaret e mbetur atje dhe pakicat moren pjese dhe fituan.
Perseri presione nga Serbia e Nderkombetaret, perseri kercenime se do behej nami e ushtria serbe do te hynte ne veriun e pastruar etnikisht e me dhune nga shqiptaret.
Pastaj i erdhi koha,presioneve per heqjen e dinarit.
Perseri nderkombetaret,pjese e lojes.
Po kerkohej pergjigjja se a ka te drejte apo ska te drejte,qeveria e Kosoves te lërë ne qarkullim zyrtar voluten e nje shteti tjeter me te cilen Serbia i sherbente shkeputjes se komunave serbe nga Republika e Kosoves.
E tash perseri zhurme,perseri Serbia e perseri nderkombetaret…!
Per 8 zyra te postave serbe,jo legale dhe ne kundershtim me ligjet në Republiken e Kosoves,ai grushti i serbeve né veri,se bashku me nderkombetaret ne unison, Kurti, po ushtrojne nje presion te papare ndaj qeverise KURTI.
Lëre më,per uren e Ibrit,ku konflikti po preke majat.
Si zyrat,ashtu edhe hapja e ures jane qe te dyja çeshtje te brendshme te Kosoves.
Ne te dyja keto raste,nuk kane pune,as Serbia dhe as nderkombetaret.!
Ne Bashkimin Europian ka vende ku shtetasit e nje kombesie tjeter zene nga 20-40 perqind te banorve te atyre vendeve,por nuk kemi pare e as degjuar qe perendimoret te shqetsohen per fatin e atyre banorve pakice.
Pas shumé e shume vitesh,shqiptaret u ndeshen me te gjitha llojet e presioneve,veçmas ne Kosove.
Ata sot e dine se Kosova po trajtohet jo si shtet i pamvarur,por si plaçke,tregu dhe aq me keq,jo rralle,si kusur ne mes lindjes e perendimit,te cilët po perballen me beteja te medha e ne te gjitha fushat.
Frika nga Rusia dhe Kina e ka detyruar perendimin te sakrifikoje interesat e shqiptarve dhe ti perdore ato per te zbutur e neutralizuar kerkesat e Serbise.
Shembulli me i poshter e me banal eshte sanksionimi apo poshterimi i Kosoves.
Krimet i ben Serbia e cila vret,debon e dhunon shqiptare te pafajshem e haraçin e paguan populli shqiptar ne Kosove.
Çfaré duhet te bejme eshte nje pyetje qe thuajse çdo dite po i mundon njerezit.
Si shume te tjere jam i bindur se ne kete situate,braktisja e atdheut nuk eshte rruga qe duhet te ndjekim ne shqiptaret.
Largimi i papermbajtur,shpesh here i nxitur edhe nga kojshite tane po e varferon faktorin shqiptar ne ILIRIK.
Njerezit vrapojne drejt nje jete tjeter,pa llogaritur pasojat me te cilat perballen menjehere,sapo e prekin perendimin.
Ata gjithashtu largohen pa u menduar se çfarë lene pas dhe çfare ndodhë me atdheun e vet.
Dhe kjo eshte dhimbje e pa cak.
Duhet te ndalemi vellezer e motra,duhet ta ndalim ikjen dhe ta kthejme fytyren nga mémëdheu,nga fshatrat dhe qytetet ku kemi lindur e ku jetojme.
Duhet ti japim fund perçarjes e te rrjeshtohemi perkrah njeri tjetrit.
Te ndare si ç jemi sot,armiqte tane,tradicionalë,nuk do te na hane por do te na perpijne.
Nuk duhet te presim qe ata që na kane ndare te na bashkojne e te na përkrahin,ne levizjen tone kombetariste.
Qysh ne 1878,Europa hapur na ka coptuar e ka qene ne krahun e sllavo grekeve.
Mos harroni kurre se ku jemi sot.?
Kosoven e kane rrethuar me njemije telashe,te vjetra e te reja,ne Maqedoni,Nacionalistet sllavomaqedone dhe islami politik po bejne kerdine,çeshtja tragjike e ÇAMERISE eshte heshtur fare e shqiptaret e Kosoves lindore po debohen diten per diell nga trojet e te parve te vet.
Per Sanxhakun as qe behet fjale…!
Prej me shume se 100 vjet lufton i lene vetem me makinen ushtarake te Serbise e te Malit te Zi.
Keto dite po flitet shume edhe per konfliktin,OSMANI-KURTI.
Akullnajen midis Shqiprise e Kosoves e dimë me kohe,por kete te fundit e mesuam tani.
Pa konflikte e te bashkuar e kemi te veshtire luften me nacionalizmin sllavogrek e jo me te ndare.
Qe te dyja,si ftohja Shqiperi-Kosove,ashtu edhe ajo,Kurti-Osmani,nuk bejne gje tjeter por e vonojne çeshtjen toné dhe forcimin e faktorit shqiptar ne Ilirik.
Ato e vonojne edhe Bashkimin Kombetar,pa të cilin ne shqiptaret,nuk mund te prekim majat e zhvillimit te deshruar prej nesh…!
Ne kete situate kojshite dhe nderkombetaret losin me ne.
Ne keto rrethana ata i kane shitur interesat tona dhe punojne per Serbine.
Ato kane depertuar thelle ne punet e brendshme te Shqiperise e te Kosoves bashke si dhe çperfillin lehtesisht te drejtat dhe lirite e shqiptarve ne rrajon.
Prandaj ata merren me çdo gjë,qe preke jo interesat e shqiptarve por te Serbise ne Ilirik.
Merren me targat,me zgjedhjet,me zyrat e postave serbe,me uren që bashkon dy pjeset e ndara te nje qyteti e me vone do te merren edhe me GOGSIMEN E NJE SERBI NE MITROVICÉ…!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu