Ndërron jetë themeluesi i platformës “Dua Punë”

0

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, Dritan Mezini, themeluesi i “Dua Punë”. Mezini është ndarë nga jeta papritur në moshën 52-vjeçare. Ndarja nga jeta e Dritan Mezinit, ka shokuar të gjithë miqtë e tij të cilët përmes reagimeve në rrjetet sociale kanë shprehur trishtim dhe habi.

Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com, anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne dhe më gjerë.

Dritan Mezini po ashtu ishte folës publik dhe trajner i spikatur në fushën e përdorimit të teknologjisë për një biznes të suksesshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

I diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës, ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (ËIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Lajmin e trishtë e kanë ndarë në rrjetet sociale edhe miqtë e tij, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.

‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’- njofton KOKSH.

Edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet, për ndarjen nga jeta të 53-vjeçarit.

‘Trishtues lajmi i largimit të hershëm të Dritan Mezinit.  Një baba e bashkëshort shembullor, qytetar dhe profesionist i papërsëritshëm, që e donte inovacionin, mjedisin dhe njerëzit.  Ngushëllime familjes!’- shkruan Veliaj.

Po ashtu edhe kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllime.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu