Shkruan Albert Vataj
Shenjtëria e nënës dhe blatimi i krijimit të saj si më larti vullnet hyjnor, i cili zbret nga qielli në shpirtin e piktorit, për t’u shndërruar në vepër e mirësisë dhe begatisë së natyrës në kurmin e nënës, asaj zemre që dhuron jetën nga trupi i saj sakrifikues.
Këto nëna, këto hyjnesha, këto vullnetmira të misionit që shenjtëron akyin e saj sublim, i ka larë në dritën e yjeve të krijimit, William Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 – 19 gusht 1905). Ai i ka sjellë me kaq vërtetësi dhe puls, me kaq vitalitet dhe jetë, sa ne ta ndjejmë në tablo ngrohtësinë e prehërit të saj, mbrojtjen e krahëve dhe shpirtit të saj.
Solemniteti i penelit të piktorit të madh, e sjell hirin e larë në eter, e zbret atë në prehrin e një përjetimi që thërret me zë qielli.
Albert Vataj