Në fund të mandatit, Yuri Kim pak e zemeruar shprehet: Kam tre vite në Shqipëri, por do qëndroj pak më gjatë!

0

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka deklaruar se do të qëndrojë “pak më gjatë në Shqipëri”, ndërkohë që është në fund të mandatit të saj 3 vjeçar. Pas qëndrimit publik të Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave të zëvendësimit të kryediplomates së SHBA, ajo ka dhënë një mesazh sot gjatë konferencës për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”.

Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, të prekshme, konkrete. Por a dini çfarë? Njerëzit duan më shumë dhe SHBA janë në kahun e popullit shqiptar, ne biem dakord me ta që duhet të ketë më shumë. Nuk është koha për t’u shplodhur. Deri tani e kemi bërë së bashku. Ndonjëherë ka pasur gabime. Ky është një proces njerëzor. Çelësi është që mbeteni të angazhuar ndaj qëllimit. Që ta dini, SHBA nuk do ndalojnë, as ju nuk duhet! Partnerët tuaj evropianë duan që ju të keni sukses, po aq sa duan partnerër amerikanë, që ju mund t’ia dilni mbanë. Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve, që ka një sfidë të madhe këtu. Kjo nuk ndodh sepse Shqipëria unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!”

Ndër të tjera Yuri Kim tha:

Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu